Terr nëpër Kosovë, KEDS-i mobilizon ekipet në terren

Terr nëpër Kosovë, KEDS-i mobilizon ekipet në terren

22:24, 17/07/2021

Për shkak të dëmtimeve në rrjetin energjitik pas reshjeve të fundit, në disa komuna ka reduktime të furnizimit me energji elektrike, shkruan Syri.net Kosova. KEDS-i ka konfirmuar problemet e shtuara, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.

“Edhe në këto orë të vona të natës, ekipet tona nuk po ndalen. Sanimi i dëmeve të shumta që janë shkaktuar në rrjet po bëhet me një dinamikë të lartë të punës.

Ekipe të shumta janë shpërndarë edhe në distrike tjera të vendit, ku po punojnë me kapacitete të plota, në mënyrë që konsumatorëve tu rikthehet furnizimi me energji.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të afektuara.”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco