E zbulon Durmishi, marrëveshjen për tiketa e gjeta të nënshkruar nga Arban Abrashi

E zbulon Durmishi, marrëveshjen për tiketa e gjeta të nënshkruar nga Arban Abrashi

23:45, 16/07/2021

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Dyrmishi, duke folur për vendimit rreth tiketave 5 euro ngjitëse, tha se marrëveshjen e gjeti të nënshkruar nga Arban Abrashi.

Ai madje ka theksuar se ka pasoja ligjore nëse nuk nënshkruhet marrëveshja dhe e pëson buxheti pasi kompania do ta padiste qeverinë.

Komentet Durmishi i bëri në një intervistë televizive, shkruan Syri.net Kosova.

Durmishi madje fajin ia gjuan ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt. 

Sipas tij, ish-ministri Lekaj e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën.

“Ministria e Pal Lekajt, e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën. Kompania është shpallur e papërgjegjshme nga komisioni vlerësues. E kur ka fituar kompania që këta nuk kanë dashtë me ia dhanë këtë projekt, sekretari e ka anuluar raportin e komisionit vlerësues, gjë që është shkelje ligjore. Pas kësaj, kompania e cila i ka plotësuar kriteret ka bërë kërkesë për interpretim ligjor në Zyrën e Kryeministrit”, është shprehur Durmishi.

“Interpretimi ligjor është se ky vendim i sekretarit është antiligjor dhe është nul, i pavlefshëm. Kjo është arsyeja pse unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje. Po të kishte anulim, unë nuk do ta nënshkruaja”, shtoi Durmishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco