KEDS do të investoj rreth 7.5 milion euro në rrjetin elektrik të Gjakovës

KEDS do të investoj rreth 7.5 milion euro në rrjetin elektrik të Gjakovës

15:25, 14/07/2021

U.d. drejtorit të Investimeve në KEDS, Faruk Gjukaj, i shoqëruar nga Këshilltari Ekzektutiv, Avni Alidemaj dhe Inxhinierja për Bashkëpunim me Institucione Qeveritare, Burbuqe Baruti, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpuntorë. 

Përgjatë këtij takimi, u diskutua rreth bashkëpunimit aktual mes KEDS dhe Komunës së Gjakovës ndërkaq u theksua se përgjatë dy viteve të ardhshme, KEDS do të investoj fuqishëm në rikonstruimin e rrjetit elektrik, me ç'rast qindra mijëra konsumatorë do të përfitojnë shërbime më kualitative të energjisë. 

Tutje, u tha se nga këto investime do të përfitojnë disa nga linjat më problematike në Gjakovë dhe se me përfundimin e këtyre investimeve, furnizimit me energji elektrike do t'i bëhet zgjidhje njëherë e mirë. 

"KEDS ka planifikuar që në Komunën e Gjakovës të realizojë projekte madhore investive në rrjetin elektrik. Kostoja e tyre do të jetë rreth 7.5 milion euro. Këto investime do të ofrojnë zgjidhje afat gjate për konsumatorët tanë atje", tha Faruk Gjukaj, u.d. Drejtorit të Investimeve në KEDS. 

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, shprehi mirënjohjen e tij për këtë mbështetje që KEDS po e ofron përmes investimeve në Komunën që ai udhëheq. 

"Ne jemi të hapur që të intesifikojmë bashkëpunimin. Ne do të shtyjmë përpara çdo proces teknik që na takon si Komunë, në mënyrë që sa më parë të fillojë operacionalizimi dhe implementimi i projekteve. Sigurisht se me këto investime të KEDS, rrjetit elektrik po i bëhet një zgjidhje e mirë", përfundoj Gjini.

KEDS vazhdon që të investoj fuqishëm çdo ditë në modernizim të rrjetit gjithandej vendit, duke qenë sa më afër konsumatorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco