Demelezi merr pjesë në Dialogun e Pavarur të Kosovës për Samitin e Sistemeve Ushqimore 2021

Demelezi merr pjesë në Dialogun e Pavarur të Kosovës për Samitin e Sistemeve Ushqimore 2021

19:18, 13/07/2021

Gjatë ditës së sotme, e martë, zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, mori pjesë në Dialogun e Pavarur të Kosovës për Samitin e Sistemeve Ushqimore 2021, i organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Në fjalën hyrëse, zv.ministri Demelezi, theksoi se përmes instrumenteve tona politike, në koordinim dhe duke adoptuar politikat e Komisionit Evropian dhe të KB, FAO-së, të cilat do t’i ndjekim, do të kontribuojnë përgjithmonë në qëllimet tona të përbashkëta.

Po ashtu shtoi se sistemi aktual ushqimor në vend, momentalisht nuk është sistem i qëndrueshëm dhe mirë i organizuar. Kjo gjë është dëshmuar kur globi u ballafaqua me pandeminë Covid-19.

“Ne nuk duhet të pranojmë një sistem të tillë përderisa kemi potencial të madh (tokë cilësore dhe kushte agro-klimatike) dhe njerëz që janë të gatshëm të punojnë. Krijimi i një zinxhiri efikas të furnizimit me ushqim dhe një sistem i besueshëm ushqimor midis konsumatorëve dhe prodhuesve, si dhe zvogëlimi i hendekut për të siguruar ushqim të shëndetshëm për grupet e margjinalizuara është shumë e rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë tonë.” ka thënë me këtë rast zv.ministri Demelezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco