Ministri Peci viziton fshatrat e Mitrovicës të dëmtuara nga breshëri, premton kompenzim të dëmeve

Ministri Peci viziton fshatrat e Mitrovicës të dëmtuara nga breshëri, premton kompenzim të dëmeve

18:03, 03/07/2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar fermerët e disa fshatrave të komunës së Mitrovicës dhe Zubin Potokut.

 

Vizita e Pecit vjen pak ditë pasi një shi i madh e breshër dëmtoi kulturat bujqësore në Mitrovicë e disa qytete tjera të Kosovës.

Nga vizita që ia bëri fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Koshtovë, ministri vlerëson se dëmi nga breshëri ishte shumë i madh.

Ai premton se Ministria po punon në hartimin e politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla, si dhe njoftoi se në mbledhjet e ardhshme të qeverisë e ka proceduar si pikë të rendit të ditës, kompenzimin e dëmeve për kulturat bujqësore.

Postimi i plotë i Pecit:

“Sot bashkë me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës z. Ekrem Sadiku vizituam fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Koshtovë të komunës së Mitrovicës dhe Zubim Potokut. Dëmi nga breshëri fatkeqsisht ishte shumë i madhë.
Ne si Ministri e Bujqësisë po punojmë që të hartojmë politika të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla, gjithashtu po angazhohemi që në një të ardhme të afërt t’i përfshijmë sigurimet bujqësore për shumicën e kulturave bujqësore.
Në mbledhjet e radhës së Qeverisë, kam proceduar si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco