Oda Amerikane mirëpret aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Oda Amerikane mirëpret aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

12:04, 03/07/2021

Oda Amerikane ka lëshuar një deklaratë lidhur me aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.

 

Përmes deklaratës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpriti këtë projektligj si një akt të rëndësishëm legjislativ për transformimin e ekonomisë në përputhje me zhvillimet teknologjike globale.

Ky projektligj ishte një nga 50 rekomandimet që Oda Amerikane ia prezantoi Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Oda Amerikane vlerëson se ky ligj do të kontribuonte në zhvillimin e ekonomisë digjitale, zvogëlimin e barrës administrative për transaksionet elektronike ndërmjet palëve, si dhe rritjen e efikasitetit të proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot. Në të njëjtën kohë, rritja e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Oda Amerikane shpreson që projektligji në fjalë të aprovohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës.

“Oda Ekonomike Amerikane shpreh besimin e saj që edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të aprovojë në kohë të shpejtë Projektligjin në fjalë, së bashku me aktet e tjera legjislative të përfshira në agjendën e këtij viti, e të cilat do të kishin ndikim në përmirësimin e klimës së investimeve dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike të Kosovës”, thuhet në deklaratën e OAK-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco