Pak para shuarjes AKP shpërblen me mijëra euro portalet kosovare

Pak para shuarjes AKP shpërblen me mijëra euro portalet kosovare

16:30, 02/07/2021

Ani se si agjenci nga Qeveria e Kosovës u tha se do të shuhej shumë shpejt, ajo ka vendosur të shpenzoj mijëra euro për reklamim në mediat kosovare. Syri.net Kosova iu sjell emrat e mediave që kanë përfituar nga kjo kontratë deri tani

Kuvendi i Kosovës, më 27 maj ka shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ka kërkuar nga qeveria që të propozojë përbërjen e re të anëtarëve të bordit.

Shkarkimi i bordit të AKP-së ka qenë hapi i parë drejt shuarjes së AKP-së, tha ditë më parë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Por, plani për shuarjen e AKP-së, duket se nuk ia ka ndalur punën kësaj agjencie, shkruan Syri.net Kosova

Kjo pasi e njejta përmes një tenderi, pa publikim të njoftimit për kontratë, por me procedurë të negociuar, ka vendosur të paguaj mijëra euro për reklamim në portalet kosovare.

5 mijë e 600 euro dhe 1 mijë e 900 euro kapin vlerën kontratat e para të nënshkruara nga kjo agjenci me " Grupi Koha " Sh.p.k respektivisht  NGB " Zëri " SH.P.K

Kjo bëhet e ditur në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, derisa këto dy mediume janë të vetmet deri tani që janë zyrtarizuar.

ImageImage

 

Më poshtë gjeni edhe formularin për përshkrimin e çmimit:

Image

 

AKP përmes kësaj kontrate kishte planifikuar të shpenzoj 58 mijë e 500 euro, derisa portalet të cilat kanë aplikuar për këtë kontratë iu sjellim më poshtë

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco