Kurti: Kryefjala e ekomonisë do të jenë investimet e huaja direkte

Kurti: Kryefjala e ekomonisë do të jenë investimet e huaja direkte

20:37, 01/07/2021

Kryeministri Albin Kurti duke folur për 100 ditëshin e qeverisë ka theksuar se kanë punuar mjaft mirë, duke theksuar menaxhimin e mirë të pandemisë por edhe me drejtësinë, pasi kanë bërë koncept-dokumentin e vetingut”, shkruan Syri.net Kosova.

Derisa duke folur për zbutjen e ekonomisë, ai ka theksuar se kryefjala e ekonomisë do të jenë investimet e huaja direkte, ku këtu do të hyjnë edhe inevstimet nga diaspora.

"Edukimi profesional dhe tregu i punës duhet të jenë të lidhura", tha Kurti duke shtuar se duan ta rrisin punësimin e të rinjve, por edhe investimin në ekonomi.

'Sistemi dual i arsimit, sikur funksionon në vendet gjermanfolëse, ku nxenësit apo studentët kalojnë 3-4 ditë në shkollë, e 2-3 ditë në punë", tha mes tjerash Kurti.

Ai tha se duhet ta marrim këtë model, në mënyrë që përmes arsimit të forcohet edhe punësimi por edhe të zbutet ekonomia në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco