Komuna e Malishevës ndihmon 150 bujq me motokultivator

Komuna e Malishevës ndihmon 150 bujq me motokultivator

12:24, 01/07/2021

Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, në kuadër të përkrahjes përmes subvencioneve, sot i ka përkrahur 150 bujq me motokultivator. Kjo përkrahje është pjesë e subvencioneve, nga thirrja për përkrahje me mekanizëm bujqësor të datës 19.04.2021, thirrje nga e cila do të përfitojnë edhe shumë bujq të tjerë, në mekanizëm tjetër në bujqësi.

Në fillimin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 150 bujq malishevas, ishin të pranishëm, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha, drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha dhe zyrtarë tjerë të drejtorisë përkatëse.


“Kjo është vetëm një pjesë e përkrahjes së komunës për bujqit, në kuadër të thirrjes për përkrahje me mekanizëm bujqësor, por përkrahja do të vazhdoj edhe me subvencione tjera, pasi bujqësia është dega më e qëndrueshme dhe arteria kryesore e zhvillimit ekonomik në komunën tonë. Ju të nderuar bujq, ti gëzoni këta motokultivator dhe uroj që ti shfrytëzoni maksimalisht në punimin e tokës”, tha nënkryetari Berisha.

Drejtori komunal për bujqësi, ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj thirrje për përkrahje, bujqit e komunës sonë, përveç 150 motokultivatorëve, do të përfitojnë edhe shpërndarëse plehu kimik, makina për spërkatje dhe makina mjelëse për lopë, por përkrahja do të vazhdoj edhe në fushat e tjera të bujqësisë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco