Pakoja gjysmë miliardëshe lë nën hije sektorin privat

Pakoja gjysmë miliardëshe lë nën hije sektorin privat

09:46, 01/07/2021

Deri në 50 mijë qytetarë të Kosovës u raportua se humbën vendet e punës si pasojë e masave restrictive që u morën kundër pandemisë së Covid-19 nga Qeveria e Kosovës.

Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, nga përfaqësuesit e bizneseve, shpesh herë u kërkua intervenimi i Qeverisë për të përkrahur bizneset për të kaluar këtë situatë.

Ekonomia e Kosovës, u raportua se  gjatë muajve të mbylljes (13 mars – 1 qershor) ka shënuar humbje deri në 10 milionë euro në ditë.

Derisa vendet e rajonit, që nga fillimi i pandemisë injektuar deri në 4 pako të rimëkëmbjes ekonomike, Kosova si pasojë e situates politike të krijuar që nga marsi  I vitit 2020, mbeti paksa mbrapa mbështetjes së atyrë që u goditën si pasojë e masave parandaluese ndaj pandemisë.

Një Pako Emergjente e inicuar nga Qeveria Kurti në prill të vitit 2020 dhe Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike në Qeverinë Hoti në fund të 2020-ës, ishin ‘infuzionet’ e vetme që shteti ia dha ekonomisë kosovare, ani se të njejtat nuk u zbatuan në tërësi.

Me ardhjen e Qeverisë Kurti 2 në mars të këtij viti, një pako e ringjalles ekonomike erdhi tek pas rishikimit të buxhetit të vitit 2021, po nga kjo qeveri.

Dje gjatë konferencës për media, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati prezantoi Pakon e Ringjalljes Ekonomike, e cila kap vlerën prej 420 milionë euro.

Mjetet e ndara nga buxheti për financimin e kësaj pakoje janë 190 milionë euro, ndërsa 230 milionë euro vijnë nga huamarrja, derisa pjesa më e madhe e këtyre mjeteve priten të shkojnë për investime në insfrastukturë dhe sektorin publik.

Lidhur me këtë, Ministri Murati nënvizoi se “Kjo pako ka potencial të mobilizojë edhe rreth 700 milionë euro të tjera, pra në total 1.1 miliardë euro investime dhe shpenzime nga buxheti i shtetit por edhe grante, kapital privat, dhe mobilizim të mjeteve nga sektori financiar.”

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike përfshin 5 kategori kryesore të masave si vijon:

Mbështetja e punësimit me vlerë 50 milionë Euro,

Ringjallja e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro,

Mbështetja për familjen me vlerë 50 milionë euro,

Mbështetja për publiken me vlerë 112 milionë euro, si dhe

Investimi në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro.

“Kjo pako paraqet fillimin e fazës së dytë të adresimit, e cila synon punësimin dhe formalizimin e ekonomisë, përmirësimin e strukturës së përbërjes së Prodhimit Bruto të Brendshëm, rritjen e balancuar dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, si dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal”, tha ai.

Së fundi, në mënyrë që ky program të realizohet në tërësi dhe rritja ekonomike e synuar të jetë edhe më e lartë, Ministri Murati bëri thirrje që bashkërisht të punojmë edhe të synojmë mbështetjen e ekonomisë vendore, duke konsumuar produkte vendore e duke punuar në rritjen e formalitetit të ekonomisë.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në kuadër të pakos hyn edhe emetimi i bonove të diasporës, si instrument i rëndësishëm për kanalizimin e kapitalit të mërgatës drejt ringjalljes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Ndryshe, në fund të vitit 2020, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia e Kosovës u parashikua se do të pësojë tkurrje për 5% si pasojë e ndikimit të pandemisë së koronavirusit, derisa  nga BQK u paralajmëruar se rënia ekonomike mund të shkoj deri në minus 11 përqind nëse shteti nuk ndërmerr hapa të shpejtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco