Zv.ministri jep lajmin e mirë për linjat hekurudhore, prioritet mbetet ajo me Shqipërinë

Zv.ministri jep lajmin e mirë për linjat hekurudhore, prioritet mbetet ajo me Shqipërinë

20:10, 30/06/2021

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka jep një lajm të mirë për linjën hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

"Linja hekurudhore Hani i Elezit - Fushë Kosovë po modernizohet. Janë tejkaluar shumë pengesa dhe tani po punohet me ritëm të shpejtë.

Sot në vendëpunishte u njoftova drejtëpërdrejtë me dinamikën e punimeve.

Gjithashtu kanë përfunduar pothuajse të gjitha procedurat dhe jemi para nënshkrimit të kontratës për fazën e dytë nga Fushë  Kosova në Mitrovicë.

Rëndësi të veqantë për ne ka linja hekurudhore në drejtim të Shqipërisë prandaj do t'i intensifikojmë takimet me institucionet në Shqipëri që ta kemi një marrëveshje sa më shpejtë.", ka shkruar ai në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco