Bordi i përkohshëm i Ujësjellësit 'rehatohet' në punën e re

Bordi i përkohshëm i Ujësjellësit 'rehatohet' në punën e re

19:40, 30/06/2021

Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU "Prishtina” sh.a. u mbajt takimi konstituiv në mes të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zyrtarëve më të lartë të kompanisë, shkruan Syri.net Kosova.

Sokol Xhafa U.D i kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.

"Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i kryesuar nga znj. Nora Tafarshiku, u njoftuan  më për së afërmi me çështje të ndryshme si, orientimet dhe objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendja ekzistuese e parmetrave financiar dhe operativ, direktivat evropiane për ujin e pijshëm dhe ujërave të zeza, furnizimi me ujë në vapën më të madhe, arkëtimi dhe faturimi, etj.
Ata janë të gatshëm që do të punojnë dhe ndihmojnë  pandalshëm, në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes.", thuhet mes tjerash në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco