Rritja e GDP-së së Kosovës thyen parashikimet, shkon në 6.1% vetëm në muajt e parë të vitit 2021

Rritja e GDP-së së Kosovës thyen parashikimet, shkon në 6.1% vetëm në muajt e parë të vitit 2021

17:46, 30/06/2021

Ekonomia e Kosovës po rritet më shumë se të gjitha parashikimet optimiste. 

Kështu thotë raporti i publikuar i ‘Raiffeisen Research’ të cilët thonë se ekonomia e Kosovës është rritur për 5.6% në terma vjetorë, derisa vetëm në pjesën e parë të vitit 2021 sipas raportit ekonomia e Kosovës u rimëkëmbë më shpejt nga ndikimi i pandemisë, duke shkuar GDP-ja deri në 6.1%.

Ky raport thekson se rritja e GDP-së ka tejkaluar parashikimet pavarësisht masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

“Pas rimëkëmbjes prej 0.8% në pjesën e katër të 2020, ekonomia e Kosovës shënoi një rritje ekonomike prej 5.6% në terma vjetorë në pjesën e parë të 2021. Ndërtimi dhe administrata publike, arsimi dhe shëndetësia shënuan rritjen më të lartë”, thuhet në raport.

Raporti e shfaq 6.1% GDP-në reale të Kosovës për vitin 2021.

Një lajm tjetër i mirë sipas këtij raporti është edhe qëndrueshmëria e çmimeve duke theksuar se çmimet do të qëndrojnë në nivelin e projektuar në fillim të vitit.

“Shifra më e fundit e GDP-së e publikuar nga agjencia e statistikave ishte marramendëse, jo vetëm duke konsideruar situatën pandemike në pjesën e parë vitit, por edhe për shkak se disa masa të rrepta nuk u hoqën. Sidoqoftë, duket se vendi disi ka arritur të menaxhojë bashkëjetesën me këtë pandemi dhe është shpjet duke e adaptuar suksesshëm aktivitetin ekonomike karshi këtij realiteti të ri”, thuhet tutje në raportin e ‘Raiffeisen Research’ me bazë në Austri. 

Të gjithë sektorët e ekonomisë përjashtimisht industrinë dhe agrikulturën kanë shënuar rritje në këtë pjesë të parë të vitit me ndërtimin, administratën, arsimin e shëndetësinë që prijnë në këtë rritje.

Tutje në raport listohen edhe politikat e ndërmarrura nga Qeveria Kurti II për të ringjallur ekonominë si plani për të vaksinuar 60% të popullsisë deri në fund të vitit, rritja e pagës minimale, infrastruktura e digjitalizimi, shkruan Reporteri.net.

“Nëse reformat janë mirë të implementuara dhe fondet e BE-së janë të drejtuara ndaj fushave më së shumti në nevojë, Kosova mund të përmbyllë hendekun infrastrukturor dhe digjital që në të vërtetë pengojnë aftësinë e Kosovës për të konkurruar me kompanitë e tregut të përbashkët”, thuhet në raport.

Ndryshe, vetë Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka parashikuar deri në 7.9 përqind rritje ekonomike në Kosovë, deri në fund të këtij viti.

“Të hyrat buxhetore kanë treguar një performancë tejet të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë të vitit 2021. Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë vlerësimet tona tregojnë për një rimëkëmbje për një rritje ekonomike në terma nominal prej 7.9 për qind”, kishte deklaruar Murati në një konfercnë për media.

“Duke marrë parasysh ecjen e deri tanishme por edhe pritjet për pjesën tjetër të vitit buxheti i rishikuar për vitin 2021 do të jetë 2 miliard e 516 milionë euro kurse të hyrat do të jenë 2 miliard e 43 milionë euro. Ky buxhet me shifrat paraprake ishin paraparë të arrihet te në vitin 2023. Me këtë rishikim rezultatet e vitit 2023 po i arrijmë dy vite më herët”, shtonte Ministri i Financave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco