Raporti i amerikanëve për Ujmanin, Kurti: Qëndrimet tona të njëjta, është liqe artificial i Kosovës

Raporti i amerikanëve për Ujmanin, Kurti: Qëndrimet tona të njëjta, është liqe artificial i Kosovës

17:28, 30/06/2021

Kurti për raportin e amerikanëve për Ujmanin: Qëndrimet tona mbesin të njëjta, është liqe artificial i Kosovës nga Kosova

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë për 100 ditëshin e parë të saj ka komentuar edhe raportin e Departamentit Amerikan për Energji lidhur me Liqenin e Ujmanit.

Kurti tha se qëndrimet e tyre mbesin të njëjta, Liqeni i Ujmanit është liqe i Kosovës nga Kosova.

“Qëndrimet tona sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta, natyrisht që mund të bëhen analiza dhe studime por detyra jonë thotë që duhet ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, Liqe articial i Kosovës nga Kosova.  Unë natyrisht që do të marr të gjitha argumentet të cilat mund të jenë edhe shtesë për qëndrimin tonë të njëjtë”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco