MINT lanëson skemën e granteve të përputhshme, financuar nga Banka Botërore

MINT lanëson skemën e granteve të përputhshme, financuar nga Banka Botërore

20:43, 29/06/2021

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka lanësuar sot skemën e granteve të përputhshme në kuadër të “Projektit të Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport” me financim përmes kredisë së butë nga Banka Botërore, shkruan Syri.net Kosova.

Në lanësimin e kësaj skeme, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se përmes “Projektit të Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport” në vlerë prej 14.3 milionë euro me financim përmes kredisë së butë nga Banka Botërore, synon të mbështesë ndërmarrjet vendore.

“Gjithsejtë nga kjo shumë prej 14.3 milionë euro, janë ndarë afër 10 milionë euro për përkrahje ndaj bizneseve, të ri negociuara me Bankën Botërore, pikërisht në kohën kur u shfaq pandemia në mars të vitit 2020, kur ne si Qeveri Kurti 1, kishim vështirësi me mundësi financiare të kufizuara financiare për t’iu përgjigjur sektorit privat. Prandaj këtë kredi të butë e kemi ri negociuar me Bankën Botërore, që të sjellim grante në shumën 10 milionë euro pikërisht për ndërmarrjet tona”, ka theksuar ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco