Kosova e Mali i Zi pa polica sigurimi, BQK tregon efektet ekonomike të kësaj marrëveshje

Kosova e Mali i Zi pa polica sigurimi, BQK tregon efektet ekonomike të kësaj marrëveshje

11:01, 29/06/2021
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur lajmin për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi.
 
Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është mbështetur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, bëhet njohja reciproke e sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Malit të Zi.
 
"Përmes këtij Memorandumi, përpos lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mundësohet edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, duke rritur potencialin për zhvillim ekonomik të të dyja vendeve" thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco