Ambasadorja kosovare sjell lajme të mira për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Izrael

Ambasadorja kosovare sjell lajme të mira për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Izrael

10:29, 29/06/2021

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka pritur në takim Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC), në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Demiri përmes një shkrimi në Facebook, tha se Roznek u interesua për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, veçanërisht për vendosjen e kontakteve midis FICC dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

"Gjithashtu, z. Roznek shprehu gatishmëri për të kontribuar në lidhjen e bizneseve izraelite me ato kosovare." shkruan ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco