178 kompani kanë pasur 93 milionë shitje në eksport

178 kompani kanë pasur 93 milionë shitje në eksport

16:37, 27/04/2021

Leonora Kusari - menaxhere kryesore në këshillin e BERZH për bizneset e vogla dhe të mesme, gjatë panelit të diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label” tregoi më shumë rreth ekspertizës së saj me kompanitë kosovare dhe eksportin e tyre.  

“Prej 1150 kompanive që i kemi mbështet, 85% javë prodhues dhe prej tyre 45 janë eksportues, vetëm 2 vitet e fundit 178 kompani kanë pasur 93 milionë shitje në eksport. Ne i trajtojmë kompanitë dhe kërkesat e tyre, në mënyre interne dhe eksterne", tha Kusari. 

Sipas saj në aspektin intern merren me ngritjen e kapaciteteve të resurseve humane dhe aspektin e digjitalizimit e procesit të prodhimit. 

Pjesën tjetër që ju ndihmojnë është certifikimi me ISO standarde ose me sjelljen e ekspertëve të prodhimit. 

Por kemi bërë edhe trajnime në shtije, në bazë të pjesëmarrjes së tyre në panaire të ndryshme.

Ramiz Gashi, themelues i kompanisë Relux Ks, foli më shumë rreth ekspertizës së kompanisë së tij me private label. 

“Për shkak të pamundësisë që të shesim me etiketën Made in Kosova, jemi kthyer që të prodhojmë përmes private label dhe të eksportojmë produktet tona. Kjo na ka mundësuar që në vitin 2019 të jemi prezent edhe në Kinë, ku jemi prodhuesit e vetëm në rajon që jemi prezent në Kinë. Si kompani kemi 30 punëtorë dhe vetëm këtë vit kemi eksportuar rreth 800 ton, që është një sasi bukur e madhe, dhe deri në fund të vitet do e kalojmë 2 mijë tonë të ngjyrave dhe fasadave”.

Ai po ashtu kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë për rritjen e eksporteve të produkteve vendore.

Kushtrim Hoti, bashkëthemelues i kompanisë Happy - Wet Wipes Factory, tregoi që synimi i kësaj kompanie ka qenë krijimi i një brendi të fortë vendor. Por me kohë kanë filluar të shohin mundësitë se si ti qasen edhe tregjeve jashtë vendit dhe kanë parë që privat label si fenomen është në ngritje.

“Me private label kemi filluar në vendin tonë duke prodhuar për rrjetin e shitjeve me pakicë e pastaj kanë vazhduar me tregjet e huaja. Edhe përkundër vështirësive, sot prodhojmë rreth 25 brende tjera, përveç brendit tonë, dhe jemi të shtrirë në 15 shtete në Evropë. Tregu jonë kryesor është Italia, ku eksportojmë një kamion në ditë, në ditë pune. Në Itali jemi 90% me private label ku jemi prezent ne rrjetet e maketeve me te njohura”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco