Klubi i Prodhuesve synon ti promovojë prodhuesit e etiketave private

Klubi i Prodhuesve synon ti promovojë prodhuesit e etiketave private

14:26, 27/04/2021
Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizoi sot panelin e diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label” diskutim ky i mbajtur në kuadër të Private Label Network Kosovo.
Klubi i Prodhuesve ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private. Kjo iniciativë ka për qellim që të familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept por edhe të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit.
Produktet e Etiketave Private (Private Label) janë produkte të cilat prodhohen dhe paketohen nga një kompani prodhuese, por që etiketohen më pas me brendin e një kompanie shitjeje tjetër.
Pikërisht në kuadër të kësaj nisme u bë edhe organizmi i panelit të diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label”, gjatë së cilit u diskutua mbi çështjet kryesore të private labels duke përfshirë rëndësinë dhe avantazhet e private labels, strategjitë e rritjes së biznesit përmes private labels dhe bashkëpunimi në mes të prodhuesve, shitësve shumicë/pakicë. Por edhe në fund u bë edhe një prezantim mbi pronën industriale.
Gjatë fjalimi të tij, kryetari i Klubit të Prodhuesve, Berat Musatafa tregoi që në kuadër të platformës Made in Kosova, është duke ju mundësuar prodhuesve kosovar eksportin jashtë vendit. “Iniciativa e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), është edhe një synim shtesë për fuqizimin e eksporteve të vendit tonë. Shpresojmë që ky panel i diskutimit do të jetë një nismë e mbarë dhe do të forcojë këtë iniciativë, ku fokusi i tërë vendit do të përqendrohet tek zhvillimi i private label në vendin tonë, si një mundësi e mirë dhe shumë reale në rritjen e eksportit të produkteve tona në tregjet e huaja.
 
Ai shtoi se shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit, e që ka të bëjë me rritjen e eksporteve. Klubi i Prodhuesve në kuadër të programeve dhe aktiviteteve të tij fokusohet në tri objektivat themelore e që janë: avokimi, trajnimet dhe eksporti.

"Fuqizimin e eksportit ne si Klub e shohim si element kryesor në suksesin e konkurrueshmerisë së prodhuesve kosovar", tha Mustafa.

Sipas tij Klubi i Prodhuesve në kuadër të platformës Made in Kosova, ka mbledhur një ekip profesionistësh që ofrojnë shërbime të ndryshme për eksportin e mallrave jashtë Kosovës. Kështu duke ju mundësuar prodhuesve që të jenë në gjendje të përqendrojnë vëmendjen dhe energjitë e tyre në aktivitetet e tyre thelbësore, të prodhimit me vlerë të shtuar.

Kryetari i KPK-së shtoi se në kuadër të këtij objektivi, Klubi i Prodhuesve ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private.

"Kjo iniciativë ka për qëllim që të familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept por edhe të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit vendas, por edhe të familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept. Të zhvilloj trajnime për kompanitë të cilat angazhohen me private label dhe të zhvilloj strategji të rritjes së biznesit përmes private labels", tha Berat Mustafa.

Kryetari i Klubit të prodhuesve shpreson që ky panel i diskutimit do të jetë një nismë e mbarë dhe do të forcojë këtë iniciativë.

"Besojmë se do ti shohim edhe avantazhet e Private Label dhe do të diskutojmë më gjerësisht se pse ja vlen, për ne kompanitë prodhuese që të përfshihemi në këtë aktivitet", tha Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco