Ekonomia pritet të rritet, por rreziqet ende janë prezente

Ekonomia pritet të rritet, por rreziqet ende janë prezente

13:26, 27/04/2021

Pas një recesioni historik, në Kosovë dhe tërë Ballkanin Perëndimor pritet një rimëkëmbje graduale ekonomike, thotë raporti më i ri i Bankës Botërore për ekonominë e rajonit. 

Në Kosovë aktiviteti real do të arrijë nivelet para-pandemike vetëm në 2022. 

Rimëkëmbja do të udhëhiqet nga një rritje e eksporteve dhe e konsumit. Rritja ekonomike parashikohet të mbetet në mbi 4 përqind në periudhën afatmesme. 

Perspektiva e parashikuar bazohet mbi supozimet e relaksimit të kufizimeve të lëvizjes së udhëtarëve ndërmjet Evropës dhe Kosovës, pa masa të mëtejshme të rrepta të lëvizjes për frenimin e pandemisë në vend, një ringjallje të rritjes në Eurozonë, dhe një rritje në çmimet e metaleve bazë dhe mineraleve.

“Aktiviteti ekonomik pritet të fillojë të rritet në 2021, por rreziqet globale dhe të brendshme janë të konsiderueshme, ndër to vonesat në prokurimin dhe shpërndarjen e vaksinave, kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar dhe rivendosja e masave të rrepta për frenimin e pandemisë”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Adresimi i pengesave strukturore afatgjata ndaj rritjes dhe investimi në kapitalin njerëzor kanë rëndësi jetike për të nxitur një rimëkëmbje dhe rritje të qëndrueshme”, shtoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco