'Fshesa' e Kurtit, shkarkon anëtarët e ARKEP-it të emëruar nga qeveria 'Hoti'

'Fshesa' e Kurtit, shkarkon anëtarët e ARKEP-it të emëruar nga qeveria 'Hoti'

20:55, 26/04/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është emëruar bordi i ri i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, shkruan Syri.net Kosova.

Ai thotë se është shfuqizuar vendimi i mëhershëm i Qeverisë Hoti.

Arsyeja për këtë është mosplotësimi i kuotës gjinore.

Postimi i plotë:

Dy vendime që morëm sot në mbledhjen e nëntë të qeverisë ishin të ndërlidhura. Ato kanë të bëjnë me Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). 

Së pari, anuluam vendimin e qeverisë së kaluar për propozimin që i ka bërë Kuvendit me emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këtij bordi me datë 7.12.2020. 

Vendimi paraprak u shfuqizua për shkak se përbërja e bordit nuk respektoi kuotën e nevojshme gjinore, që përcaktohet me Ligjin për Barazi Gjinore. Nga pesë anëtarët e propozuar, vetëm një ishte grua. 

Ndërsa, në fund të mbledhjes, propozimi nga Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, për bordin e ri të përkohshëm të ARKEP-it, respekton dhe plotëson këtë kuotë. Për shkak se emrat nga qeveria e kaluar nuk ishin votuar gjatë legjislativës së fundit, bordi i ARKEP-it ka mbetur pa mandat afër pesë muaj. 

Lista që është miratuar nga kabineti ynë qeveritar sot dhe e cila do të dërgohet në Kuvend përbëhet nga: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku Rizaj – anëtare, dhe Arijan Qorrolli – anëtar. 

Punët e mira bëhen vetëm atëherë kur edhe gratë janë aktive në proceset vendimmarrëse, pra vetëm kur bëhemi bashkë.

Dy vendime që morëm sot në mbledhjen e nëntë të qeverisë ishin të ndërlidhura. Ato kanë të bëjnë me Bordin e Autoritetit...

Posted by Albin Kurti on Monday, April 26, 2021

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco