Shkarkohet kryeshefi i Trafikut Urban

Shkarkohet kryeshefi i Trafikut Urban

13:55, 26/04/2021

 

Është shkarkuar kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj.

Rexhepaj i cili e kishte një kontratë me afat të pacaktuar, erdhi në krye të kësaj ndërmarrje që tri vite.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rexhapaj. 

“Po. Bordi i zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga aksionarët e Komunës së Prishtinës e kanë shkarkuar Kryeshefin e Trafikut Urban të zgjedhur në mënyrë të ligjshme”, ka thënë shkurt ai për Kallxo.

Shkarkimi erdhi pasi u pubikua njw hulumtim mbi ndërmarrjen publike lokale “Trafiku Urban”.

Ndër gjetjet e hulumtimit ishte edhe emërimi i Bordit të Drejtorëve në këtë ndërmarrje me një mandat 3 vjeçar, pa konkurs publik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco