Investimi gjigand i Apple, 430 miliiardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme

Investimi gjigand i Apple, 430 miliiardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme

13:38, 26/04/2021

Apple njoftoi të hënën se ka në plan të investojë më shumë se 430 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe të shtojë 20 000 vende të reja pune në të gjithë vendin gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa vendi  rikuperohet nga pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

"Në këtë moment të rimëkëmbjes dhe rindërtimit, Apple po dyfishon angazhimin tonë për inovacionin dhe prodhimin e SHBA me një investim gjenerata që arrin në komunitetet në të 50 shtetet", tha CEO i Apple, Tim Cook në një deklaratë.

"Ne po krijojmë vende pune në fusha të përparuara - nga 5G te inxhinieria e silikonit te inteligjenca artificiale - duke investuar në gjeneratën e ardhshme të bizneseve të reja inovative dhe në të gjithë punën tonë, duke ndërtuar drejt një të ardhme më të gjelbër dhe më të drejtë", ka theksuar Cook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco