Vatra e Rrjeti i Bizneseve me 10 mijë anëtarë premtojnë investime të reja në Kosovë

Vatra e Rrjeti i Bizneseve me 10 mijë anëtarë premtojnë investime të reja në Kosovë

13:20, 26/04/2021

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti së bashku me këshilltarin e lartë të ministres Gërvalla, Rexhep Gjergji kanë takuar përfaqësuesit e shoqatës VATRA.

Në këtë takim u premtuan investime të reja në Kosovë nga ana e vatrës dhe rrjetit të bizneseve me 10 mijë punëtorë,shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook, derisa ka shpalosur edhe detaje nga takimi.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Këshilltarin e Lartë të Ministres Gërvalla, z.Rexhep Gjergji, në një takim kortezie prita përfaqësuesit e Shoqatës VATRA.

Përfaqësuesit e Shoqatës i falënderova për mbështetjen historike që VATRA i ka dhënë ndër vite Kosovës.

Lidhja dhe bashkëpunimi i ngushtë me këtë shoqatë dhe përfaqësuesit e saj, pasardhës institucional të Fan Nolit e Faik Konicës, është nder dhe privilegj i secilës qeveri.

Unë shpreha gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Vatrën, edhe ne aspektin diplomatik, duke theksuar se kjo shoqatë në vazhdimësi ka shërbyer edhe si lobuese dhe promovouese e interesave të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve nëpër botë.

Ndërsa udhëheqësi i shoqatës VATRA, z.Elmi Berisha duke uruar suksese për qeverinë e re, tha se VATRA është e palëkundur në qëndrimet për ta mbështetur Republikën e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saja.

Duke folur në hapa konkret, Berisha më propozoi vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Shoqatës VATRA, përmes së cilës do koordinoheshin aktivitete diplomatike të rëndësishme për Kosovën, dhe ngritjen e çështjes së saj nëpër botë.

Unë shpreha gatishmërinë e plotë për takime dhe thellime të bashkëpunimit me Rrjetin Biznesor, duke theksuar se mbështetja financiare e diasporës ka qenë dhe vazhdon të mbetet e një rëndësie të madhe për shtetin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco