Bizneset në hall me kreditë, duan ndihmë nga Fondi

Bizneset në hall me kreditë, duan ndihmë nga Fondi

13:31, 25/04/2021

Kreu i OHT-së, Hysen Sogojeva së bashku me nënkryetari Skender Thaçi, drejtori i hotelierisë dhe gastronomisë  Sadik Maqedonci, anëtari i kryesisë Sami Ahmeti dhe përfaqësuesi Armend Delijaj kanë zhvilluar një takim me drejtorin e Thesarit Ahmet Ismaili, drejtorit të fondit për garanci kreditore Besnik Berisha, shefit të kabinetit të Guvernatorit në BQK Nexhat Miftari dhe përfaqësuesi nga BQK Blerim Terziqi, në lidhje me krizën e bizneseve në kohë pandemie.

Në këtë takim u diskutuan temat për ndihmën dhe mënyrën e nxjerrjes nga kriza të bizneseve Hoteliere dhe Turistike, të cilat i ka dëmtuar në masë të madhe pandemia, ku shumë prej tyre që nga 13 marsi i vitit 2020 nuk kanë punuar asnjë ditë, përcjell Syri.net Kosova.

Shqetësimi dhe brenga kryesore ishte ajo e kredive të cilat i kanë bizneset dhe nuk kanë mundësi t'i kthejnë sepse me vendimet e qeverisë janë mbyllë bizneset e tyre, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Përfaqësuesit e OHT-së kërkuan nga përfaqësuesit e Institucioneve Shtetërore që ta rishqyrtojnë ligjin për Fondin e Garantimit Kreditor, i cili nuk i mbulon kreditë aktive, por vetëm kreditë e reja.

“OHT mendon se shteti duhet t'u sigurojë mbulesë atyre bizneseve të cilat me vendimin e tyre janë mbyllur, dhe jo të mbulohen kreditë e reja për investime të reja. Gjendja është shum e rënduar tek ato biznese të cilat janë mbyllur, prandaj OHT mendon se, nëse ky fond është themeluar dhe alokuar për krizën që e ka sjellë pandemia tek bizneset, nuk është e arsyeshme të garantohen dhe mbulohen bizneset të cilat kanë garë në investime se cila po hap më shumë pika, por të ndihmohen dhe të riaktivizohen bizneset të cilat jan të dëmtuara pikërisht nga vendimet qeveritare!”, u shprehen ata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco