Sa do t’i ndihmojnë sektorit privat 6 milionë eurot e qeverisë?

Sa do t’i ndihmojnë sektorit privat 6 milionë eurot e qeverisë?

23:37, 24/04/2021

Qeveria e Kosovës nga rreth 20 milionë euro për sektorë të ndryshëm në mbledhjen e së mërkurës dha 6 milionë euro për bizneset për zbutje të pasojave nga masat e fundit anti-Covid nga 7 deri më 18 prill.

Biznesmeni Ramiz Gashi mendon se këto para nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjet gjatë pandemisë.

“Sigurisht që qeveria nuk do të mund t’i mbulojë humbjet tona sepse ne kemi humbur disa klientë që nuk do të mund t’i kthejmë më, kjo është humbje shumë e madhe pa marrë parasysh humbjet materiale që i kemi pasur. Edhe pse ne nuk jemi ndalur ndoshta komplet në punë gjatë pandemisë, sepse kemi pasur disa marrëveshje për t’i përmbushur, por kemi humbje të mëdha.”, tha Gashi.

Mbështetja e re nga buxheti po komentohet nga bizneset dhe njohës të ekonomisë.

Safet Gërxhaliu e quan infuzion ekonomik ndarjen e këtyre 6 milionë eurove.

“Ështe infuzion i ri ekonomik për sektorin privat në Kosovë i cili do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve, përmirësimin dhe përformancën e sektorit privat. Ka qenë i fundit kur qytetarët dhe bizneset është dashur të shijojnë dorën e shtetit”, tha Gerxhaliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco