Me 1 maj qeveria e Albin Kurtit përballet me protestën e parë

Me 1 maj qeveria e Albin Kurtit përballet me protestën e parë

15:01, 23/04/2021

Sot u mbajt takimi i KE të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ku kryesia u njoftua lidhur me pagesat shtesë te punëtorëve teknik dhe te sigurimit fizik, në spitalet, QMF  dhe Ambulanta, raporton Syri.net Kosova.

“Kjo kryesi u njoftua nga ana e kryetarit te sindikatës Jusuf Azemi, se në selinë e sindikatës sonë do të vijë ne vizitë shefi i Bashkimit Evropian Tomas Szunyog”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

“Gjatë këtij takimi u mor vendim që me 1 Maj në shenjë pakënaqësie për pozitën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës të protestohet në qendër të Prishtinës”, përfundon njoftimi zyrtar.

Kjo do të jetë edhe protesta e parë e punëtorëve që prej marrjes së pushtetit nga Vetëvendosje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco