Plas skandali në Drenas, banorët akuzojnë komunën se ua barti pronat te Ferronikeli pa dijeninë e tyre

Plas skandali në Drenas, banorët akuzojnë komunën se ua barti pronat te Ferronikeli pa dijeninë e tyre

13:30, 23/04/2021

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli së bashku me zv. Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit Hysen Dërmishi  u njohën sot me shqetësimet e banorëve të lagjes së Çikatovës së Vjetër në lidhje me kontestet pronësore që kanë për shpronësimet e bëra nga Feronikeli, raporton Syri.net Kosova.

“Banorët këmbëngulin se asnjëherë nuk është bërë shpronësimi për pronat e tyre dhe Komuna e Drenasit në mënyrë jo transparente dhe pa dijen e tyre ka bartë pronat e tyre tek Feronikli. Për këtë çështje jetike dhe shumë të ndjeshme, ata kërkojnë mirëkuptim dhe mbështetje institucionale në realizimin e të drejtës për të cilën janë të bindur”, ka shkruar në Facebook, Dugolli.

“Zv. Ministri Durmishi, është duke u marr me këtë çështje dhe po e përcjell me kujdes, por edhe unë, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës, shumë shpejt do ti vizitoj banorët e kësaj lagje, Kompaninë e Feroniklit dhe autoritetet e Komunës së Drenasit në mënyrë që t'u gjejmë zgjidhje shqetësimeve të qytetarëve.

Është obligim yni që kërkesat dhe shqetësimet e tyre ti dëgjojmë dhe adresojmë për zgjidhje tek organet kompetente me drejtësi dhe transparence”, vijon më tej postimi i deputetit të VV-së, që vjen nga kjo komunë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco