Ujësjellësi ‘Prishtina’ në aksion, kontrolle të rrepta në terren

Ujësjellësi ‘Prishtina’ në aksion, kontrolle të rrepta në terren

12:10, 23/04/2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, janë duke e vazhduar punën në terren me kontrolle të shumta, njofton Syri.net Kosova.

Puna po vazhdon me ekipe të veçanta dhe komisione përkatëse në inspektimin, leximin dhe kontrollimin e gjendjes teknike të ujëmatësve dhe inspektimin e terrenit në identifikimin e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

“Ndërsa, nga ju kërkojmë që të vazhdoni me realizimin e pagesave për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e obligimeve financiare ndaj shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara me këste mujore deri në 24 muaj”, thuhet në njoftimin e kompanisë publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco