Si i mbijetoi pandemisë mikro-biznesi kosovar, lexojeni rrëfimin e Shashës

Si i mbijetoi pandemisë mikro-biznesi kosovar, lexojeni rrëfimin e Shashës

20:01, 22/04/2021

Demush Shasha nga EPIK ka ndarë një rrëfim interesant se si i ka mbijatuar pandemisë një mikro-biznes në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

"Po e ndaj me juve një storie të vërtet. Një mikro-biznes (2 punëtor), sikur shumë biznese në Kosovë, është ballafaquar me sfida të mëdha edhe para pandemisë. Për të adresuar sfidën kyçe në funksionimin e vet biznesi kishte vendosur që maqina kryesore që ishte e stërvjetruar dhe tani shkaktonte humbje duhet patjetër të zëvendësohet pasi që ishte e pamundur që biznesi të funksiononte në këtë formë. Për këtë qëllim biznesi kishte vendosur që ia vlen edhe të merr një kredi. Vlera e maqinës ishte 20,000 EURO.
Ra pandemia. Krejt planet e biznesit u prishën. Puna u ndal. Të hyrat ranë. Planet për blerjen e maqinës me anë të kredisë u anuluan. Nga ana tjetër pa maqinë të re vazhdimi i biznesit ishte i pamundur. Në veçanti tani me pandemi. Kurrë në jetë biznesi nuk ka përfituar asgjë cent nga shteti. Kurrë nuk ka kërkuar përkrahjen e shtetit. Vetëm ka dhënë. 
Duke u ballafaquar me prospektin e mbylljes së sigurt, dhe duke mos pas asnjë opsion tjetër, biznesi aplikoj për grant të qeverisë prej 20,000 EURO për rimëkëmbje për të blerë maqinen kryesore e cila do mbante biznesin të gjallë. Me 1,000 telashe, dhe pa asnjë intervencë, biznesi fitoj grantin. Fal këtij granti të vogël biznesi ka blerë maqinen dhe ka evituar mbylljen e sigurt. Sot biznesi vazhdon të ballafaqohet me plot sfida, por së paku e ka evituar më të keqen dhe tani mund të bëjë plane afat-mesme për rimëkëmbje.", ka shkruar Shasha në Facebook.

Po e ndaj me juve një storie të vërtet. Një mikro-biznes (2 punëtor), sikur shumë biznese në Kosovë, është ballafaquar...

Posted by Demush Shasha on Thursday, April 22, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco