Panelet solare do të mbulojne 30 për qind të shpenzimeve të energjisë në objektin e komunës së Prizrenit

Panelet solare do të mbulojne 30 për qind të shpenzimeve të energjisë në objektin e komunës së Prizrenit

19:22, 22/04/2021

Është bërë inaugurimi  i paneleve solare në komunën e Prizrenit, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili ka deklaruar se sot në Ditën e Tokës, është bërë inaugurimin  paneleve solare, që është një prej iniciativave të tyre lokale për mbrojtjen e ambientit, mirëqenies qytetare dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Komuna e Prizrenit është komuna e parë që, përveç të qenurit komunë pilote në zbatimin e projektit Urban NAMA, ka marrë masa në përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe ka instaluar panele diellore në objekte publike, duke u bërë edhe shembull të përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Andaj, ky projekt është nxjerr si masë e nevojshme dhe prioritet komunal nga Plani i Intervenimeve Ndërsektoriale, dokument i zhvilluar gjatë vitit të parë të projektit “Përkrahje për një Prizren të Qëndrueshëm Projekti për inicimin e VDKZ-ve (Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje) Urbane”. Kapaciteti i rrjetit te sistemit fotovoltaik të paneleve solare i instaluar në kulm të ndërtesës së administratës mundëson kursim të energjisë deri ne 30%. Ndërsa reduktimi i emetimeve të gazrave serre vlerësohet të jetë 2000ton eqCO2.”, ka shkruar Haskuka.


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco