Pazareve të bizneseve me ofertat, AKK u përgjigjet me një Task Forcë

Pazareve të bizneseve me ofertat, AKK u përgjigjet me një Task Forcë

12:04, 16/04/2021

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka paralajmëruar themelimin e një task force të re, raporton Syri.net Kosova.

“Jemi duke e parë mundësinë ligjore dhe financiare që të themelojmë një task forcë në kuadër të AKK-së për luftimin e manipulimit të ofertave, apo bidRigging.”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Manipulimi i ofertave në marrëveshje vertikale (insitucion me kompani) klasifikohet si qështje penale, në këto raste ndërhynë Prokuroria me Policinë.

Ndërsa manipulimi i ofertave në marrëveshje horizontale (kompani me kompani) klasifikohet si marrëveshje e ndaluar që çrregullon konkurrencën në treg, në këto raste ndërhynë AKK”, ka shpjeguar më tej Prestreshi, njofton Syri.net Kosova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco