Lansohet platforma ‘Biznesi im’

Lansohet platforma ‘Biznesi im’

19:22, 15/04/2021

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në ngjarjen e lanësimit të Platformës “Biznesi im” për mbështetje të reja dhe ndërmarrjeve ekzistuese me vegla dhe shërbime digjitale, që ndihmojnë fuqizimin e ndërmarrjeve dhe krijimin e hapësirës për rritjen e performancës dhe konkurrueshmërisë.

Kjo ngjarje është organizuar në  kuadër të projektit ACCESS , që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me bashkëfinancim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Ministria e Ekonomisë (ME), i cili mbështetë transformimin digjital në sektorin publik dhe privat.

Ministrja Hajdari e mirëpriti me kënaqësi lansimin e platformës, duke theksuar se do të përkrahë çdo iniciativë që vjen me qëllim të fuqizimit, digjitalizimit për ndërmarrjet fillestare, të vogla dhe të mesme, duke i dhënë theks të veçantë ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë dhe të rinjtë.

Ajo tha se digjitalizimi i bizneseve është shumë i rëndësishëm, sidomos tani në kohën e vështirë të bizneseve në përballje me pandeminë COVID 19  dhe shtoi se vetëm me koordinim të mirë dhe qasje të unifikuar për përkrahje ndaj bizneseve mund të kemi sukses në rritjen e performancës dhe konkurrueshmërinë e bizneseve, përballë sfidave të tanishme që ka sjellë pandemia.

Ministrja e falënderoi ambasadorin e Austrisë, z. Christoph WEIDINGER për përkrahjen e projektit dhe  përfaqësuesit e organizatës ECIKS, që janë zbatues të projektit ACCESS.

Ndër aktivitetet kryesore të projektit, duke u zbatuar në bashkëpunim me Agjencinë e Investimeve dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) brenda MINT, janë: 1 -iniciativa për fuqizim digjital (IFQ); 2- Krijimi i Shërbimit Themelues (Founder Service) ‘ Biznesi Im’ dhe 3- Ndërkombëtarizimi i NVM-ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco