Shfuqizohet vendimi që parashikonte privatizimin e shërbimit për patentë shofer

Shfuqizohet vendimi që parashikonte privatizimin e shërbimit për patentë shofer

11:42, 15/04/2021

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, tregoi se kan anuluar vendimin i cili ka të bëjë testimin e kandidatëve për patentë shofer.

Ai tha se janë duke punuar edhe në platformën online.

“Vendimi i dytë ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit të datës 1 qershor 2020 për dhënien e shërbimit të testimit të kandidatëve për patentë shofer, pra e kemi shfuqizuar këtë vendim", tha Durmishi.

Zv. ministri i Infrastrukturës shtoi se nuk e kanë gjendjen e mirë në këtë drejtim duhet ta sanojnë atë problem dhe kanë ndërmarrë masat dhe brenda një periudhe të shkurtër do ta rregullojnë këtë problem me platformën e-testimi për të eliminuar këtë problem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco