OAK-ja kërkon avancimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit

OAK-ja kërkon avancimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit

09:33, 15/04/2021

 

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga nënkryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj, sekretari i bordit Diamant Elshani dhe koordinatorja, Qendresa Ibrahimi u pritën në takim nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës i uruan Elbert Krasniqi pozitën e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, me bindjen që së bashku do të kontribuojmë pozitivisht në avancimin e bizneseve, tejkalimin e gjendjes me pandeminë si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Krasniqi falendëroi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për vizitën MAPL-së duke u dakoruar për një bashkëpunim të dyanshëm, në favor të krijimit të lehtësirave për bizneset vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco