Publikohet pasuria e krijuesit të Bitcoin, shifra marramendëse

Publikohet pasuria e krijuesit të Bitcoin, shifra marramendëse

08:55, 15/04/2021

Krijuesi misterioz i monedhës virtuale Bitcoin besohet se është një prej personave më të pasur të botës, me një pasuri prej 44 miliardë Paund. Vlera e pasurisë së tij është rritur sidomos në muajt e fundit, kur Bitcoin theu rekorde historike.

Sipas listës së Forbes për personat më të pasur në botë, krijuesi i Bitcoin që vepron nën pseudonimin Satoshi Nakamato, renditet i 19-ti.

Nuk dihet shumë për të. Disa besojnë se ky emërtim është emër i koduar i grupit që ka themeluar Bitcoin, ndërsa të tjerë mendojnë se është një person i vetëm.

Sot në qarkullim janë 980 mijë Bitcoin, vlera aktuale e një monedhe të tillë është 63 mijë Dollarë.

Vlera e tyre u rrit së fundmi pas investimeve nga kompani si Tesla dhe Mastercard.

Bitcoin është monedha më e fuqishme virtuale. Ajo u krijua për herë të parë në vitin 2009

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco