Prej javës se ardhshme shumë institucione bllokohen në OSHP

Prej javës se ardhshme shumë institucione bllokohen në OSHP

19:41, 25/03/2021

Zyra për marrëdhënie me publikun e kryeministrisë ka bërë të ditur për lajmi.net se për pozitën e anëtarit të Bordit kanë aplikuar 12 kandidatë. Nga kjo zyrë kanë thënë se procesin për momentin e ka stopuar që një kohë Ambasada Britanike e cila bënë monitorimin e emërimeve të Bordeve të institucioneve publike në Kosovë

.“Mund të ju njoftojmë se Zyra e Kryeministrit, duke iu referuar shkresës së Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.3371/3 të datës 16.12.2020, ka shpallur konkursin prej datës 12-26 janar 2021 për kryesues dhe dy anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik/OSHP-së. Qeveria e Republikë së Kosovës me Vendimin Nr. 04/61 të datës 03.01.2021, ka emëruar komisionin përzgjedhës prej pesë anëtarëve. Komisioni Rekomandues me kërkesën e partnerit zbatues nga Ambasada e Britanisë së Madhe, të cilët e monitorojnë këtë proces, është kërkuar që deri në emërimin e Qeverisë së Re të pezullohet intervistimi i kandidatëve për OSHP”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim me publikun të kryeministrisë.

Tashmë janë dhjetëra ankesa të grumbulluara në OSHP që Bordi aktual akoma nuk ka mundur t’u jap një zgjidhje. Megjithëkëtë, në OSHP, kanë thënë se institucionet kompanitë do të mund të ushtrojnë ankesë në OSHP, por se ato do të mbesin të pa trajtuara.“Organi Shqyrtues i Prokurimit sqaron se, OSHP punën e vet e mbështet në kompetencat e përcaktuara me LPP-në, por edhe në Rregulloren e Punës së OSHP-së, me numër te protokollit 83/2020, te datës 03.03.2020, ( te cilën rregullore e keni te publikuar në ueb faqen e OSHP-së).OSHP do të pranojë ankesat e operatoreve ekonomik në pajtim me nenin 109,110,111 të LPP-së, si dhe nenin 13 te Rregullores së Punës me numër te protokollit 83/2020, te datës 03.03.2020. Ju sqarojmë se bordi i OSHP-së emërohet në pajtim me nenin 100 të LPP-së”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së për lajmi.net.

Neni 100 i LPP-së që ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të OSHP thotë se OSHP përbëhet nga pesë anëtarë që emërohen për një mandat pesë vjeçar dhe mund të riemërohen vetëm një herë. Po sipas këtij neni, anëtarët e OSHP-së të cilët ishin emëruar nën miratimin e mëhershëm do të mbajnë mandatin deri në skadimin e atij emërimi, dhe mund të ri-zgjedhën vetëm nëse ata kanë qenë të kualifikuar për ri-emërim nën ligjin aktual në kohën kur ata ishin emëruar.

“Me mbarimin e mandatit fillestar të parashikuar në paragrafin 2. të këtij neni të këtij ligji, çdo riemërim ose emërim i ri bëhet për një mandat pesë (5) vjeçar. 4. Kryetari dhe anëtarët e OSHP-së propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi në bazë të rekomandimit që është marrë nga një organ përzgjedhës i pavarur i themeluar nga Kuvendi. Organi përzgjedhës i pa varur do të përbëhet prej tre gjykatësve të emëruar sipas rregullit të caktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës”, thotë ndër tjera ky nen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco