Çka është Skema e Punësimit të Garantuar në programin e VV-së?

Çka është Skema e Punësimit të Garantuar në programin e VV-së?

15:11, 24/03/2021

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, me shumicë edhe në Kuvendin e Kosovës, në programin e saj politik ndër prioritet e para ka futur edhe Skemën e Punësimit të Garantuar, që do të përfshijë moshat prej 16 deri në 18 vjeç.

Sipas këtij programi e kësaj skeme, të rinjtë kosovarë do të kenë mundësinë e përfitimit të pagës dhe një vendi të punës të garantuar nga vet shteti deri në një vit të plotë.

Ndërkohë, për të rinjtë e gjithë vendit që dëshirojnë të orientohen nga ndërmarrësia, kjo parti ka paraparë të vë në dispozicion një shumë deri në 2 mijë grante në vit, që do të përfshinte një vlerë totale prej 20 milionë eurosh, e që do të destinohej për qira dhe pajisje të nevojshme për ndërmarrësit e rinj.

Çdo vit, LVV-ja ka paraparë që 2 mijë grupe entuziastësh të rinj t’i kenë kushtet për t’i avancuar idetë e tyre.

Në planprogramin ekonomik të Vetëvendosjes, thuhet se kjo parti ka paraparë edhe krijimin e “Grantit të katërt” për komunat në vend, që do të jetë granti për investime kapitale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco