Prodhuesi kosovar betohet se nuk shkel më në restorantin e njohur në Prishtinë që nuk ka ujë Kosove

Prodhuesi kosovar betohet se nuk shkel më në restorantin e njohur në Prishtinë që nuk ka ujë Kosove

11:54, 24/03/2021

Prodhuesi kosovar, Burim Piraj, ka rrëfyer një moment mjajt interesant, gjatë vizitës së tij në njërin prej restauranteve në Prishtinë.

Piraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar momentin kur nga kamarieri ka kërkuar ujë me gaz prodhim kosovar, por i njeti është shërbyer me prodhim importi.

Ai tregon se pas insitimit të tij që të kosnumoj produkt vendor, nga kamarieri merr përgjigjen se nuk kanë ujë me gaz nga prodhuesit vendor.

"Këta po duan që me paratë e mia ta financojnë importin, me paratë e fituara me gazep në Kosovë të financojnë mërgimin tanë.Jo për të Madhin Zot, jo! Me ditë se kurrë këmba ime nuk shkel më në asnjë restorant, po s'pat ujë Kosove kështu do të veproj, e ata pronarët e restoranteve le të mbahe francuza sa të duan" ka shkruar ai në Facebook.

 

Shkrimi i plotë:\

Shkoj në një restorant të mirë në Prishtinë dhe kërkoj ujë me gaz!
Më sjellin të importit.
I them: Të lutem mos e hap, më sjellë të Kosovës një. - Shkoj kamarieri dhe u kthya e më tha: Më fal po s'kishim të Kosovës.
Mos më sjell fare pra! - i thash dhe vërtetë ke hera fundit që unë shkoj më në atë restorant.
Kemi aq shumë prodhues uji në vend, secili ma i mirë se shoqi e importojmë 16 milion € ujë në vit, në vend se të konsumojmë ujin tanë.
Këta po duan që me paratë e mia ta financojnë importin, me paratë e fituara me gazep në Kosovë të financojnë mërgimin tanë.
Jo për të Madhin Zot, jo! Me ditë se kurrë këmba ime nuk shkel më në asnjë restorant, po s'pat ujë Kosove kështu do të veproj, e ata pronarët e restoranteve le të mbahe francuza sa të duan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco