KEK-u nis shqyrtimin e pagesave shtesë për punëtorët

KEK-u nis shqyrtimin e pagesave shtesë për punëtorët

16:06, 23/03/2021

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka filluar ta trajtojë kërkesën e menaxhmentit të punëtorëve të kësaj korporate për pagesën shtesë për tre muaj në vlerë të 100 eurove  për punëtorët e KEK-ut, shkruan Syri Kosova.

Siç njofton kjo korporatë lidhur me këtë vendim sot janë njoftuar edhe përfaqësuesit e dy sindikatave të punëtorëve.  

Njoftimi  i plotë i KEK-ut:

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës në mbledhjen e dt: 22.03.2021 ka trajtuar edhe kërkesën e menaxhmentit dhe përfaqësuesve të punëtorëve (dy sindikatave) të korporatës për pagesa shtesë në tre muajt e ardhshëm.

Në këtë vazhdë, BPD ka marrë parasysh edhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilat bazuar në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike-COVID 19, kanë lejuar pagesa shtese (100€) mbi pagën bazë duke filluar nga muaji Mars për shume kategori të punëtorëve të sektorit publik në emër të punës dhe ekspozimit të drejtpërdrejt gjatë zbatimit të detyrave në kushte të pandemisë COVID 19.

Prandaj, duke qenë se KEK-u gjatë gjithë kohës së pandemisë ka punuar me kapacitete të plota dhe punëmarrësit gjatë zbatimit të detyrave kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ne kushte të pandemisë COVID 19, BPD ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit dhe dy sindikatave (SR-KEK dhe SPEK) që mbi këtë bazë të lejoj nga 100 € në muaj si pagese shtesë  për  tre muaj (mars, prill, maj).

Për më tepër, sot me dt; 23.03.2021, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv, Përparim Kabashi ka ftuar përfaqësuesit e dy Sindikatave (SR-KEK dhe SPEK) për ti njoftuar me vendimet e BPD-së, si dhe për të diskutuar çështje të tjera rreth përmirësimit të kushteve dhe ngritjes së mirëqenies të punëtorëve të KEK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco