USAID-i mbështet KOSTT-in për të siguruar furnizim me energji

USAID-i mbështet KOSTT-in për të siguruar furnizim me energji

09:30, 23/03/2021

Menaxhmenti i KOSTT-it i kryesuar nga kryeshefi ekzekutiv Mustafë Hasani realizuan takim konsultativ me përfaqësuesit e kompanisë Tetra Tech, implementuese e projektit mbështetës të USAID-it për sektorin e energjisë “Aktiviteti i Qëndrueshmërisë së Energjisë në Kosovë (KESA).

Në kuadër të takimit u diskutua rreth proceseve aktuale në KOSTT si dhe rreth prioriteteve në kuadër të objektivave të përcaktuara të projektit. 

Projekti KESA për një periudhë pesë vjeçare, në mes tjerash, do të ofrojë përkrahje për KOSTT në avansimin e tregut të përbashkët të energjisë Kosovë-Shqipëri përfshirë integrimin e mëtutjeshëm në tregun rajonal si dhe integrimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë në Sistemin e Transmetimit përfshirë çështjen e balancimit të sistemit.

Me këtë rast, Hasani shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të USAID për KOSTT si dhe mirëpriti bashkëpunimin e mëtutjeshëm në drejtim të ngritjes së kapaciteteve në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco