Pas kaosit nga bora, KEDS po e monitoron gjendjen në kohë reale

Pas kaosit nga bora, KEDS po e monitoron gjendjen në kohë reale

22:03, 21/03/2021

Përderisa reshjet e borës po vazhdojnë dhe kanë mbuluar pothuaj çdo gjë, KEDS po njofton se ekipet e saj po e nmonitorojnë në kohë reale gjendjen e ndonjë avarie të mundshme, shkruan Syri.net Kosova.

"Kolegët tanë nga Qendra Dispiçerike janë duke monitoruar rrjetin në kohë reale, duke mundësuar kështu intervenim më të shpejtë nga ekipet e terrenit aty ku shfaqet nevoja.", thuhet në njoftimin nga KEDS.

Sipas njoftimit, kjo nënkupton që intervenim është më i shpejt nga ekipet që gjenden në terren dhe lokalizimi i avarive në rrjet bëhet në kohën më të shpejt të mundshme.

Njoftimi i plotë:

➡️ Drejtpërdrejt nga Qendra Dispiçerike

Kolegët tanë nga Qendra Dispiçerike janë duke monitoruar rrjetin në kohë reale, duke mundësuar kështu intervenim më të shpejtë nga ekipet e terrenit aty ku shfaqet nevoja.

Investimet e bëra nga KEDS në dixhitalizim të rrjetit, përmes sistemit SCADA dhe programit Kosovanet janë duke kontribuar drejtpërdrejt në furnizim me energji për konsumatorët.

Kjo pasi përmes programit inovativ Kosovanet po bëhet evidentimi i avarive në rrjet në kohë reale ndërkaq përmes sistemit SCADA po mundësohet kontrollimi i nënstacioneve dhe marrja e informatave të detajuara nga këto nënstacione.

Kjo nënkupton që intervenim është më i shpejt nga ekipet që gjenden në terren dhe lokalizimi i avarive në rrjet bëhet në kohën më të shpejt të mundshme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco