Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon të shtyhet liberalizimi i tregut të  energjisë elektrike

Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon të shtyhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike

22:39, 20/03/2021
Rrjeti i Shitësve me Pakicë po kërkon të shtyhet liberalizimi i tregut të  energjisë elektrike.
 
Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate që ka lëshuar ky rrjet, në rrjetin social Facebook.
 
"Rrjeti i Shitësve me Pakicë vlerëson se vetëm njëri nga furnizuesit me energji elektrike ka aktualisht kapacitetet për të shërbyer si furnizues i mundësisë së fundit dhe rrjedhimisht mungesa e alternativave dobëson pozitën negociuese të bizneseve".
 
Tutje, sipas Rrjetit,  vlerësohet për një rritje të mundshme të cmimit së paku 30% nga furnizimi me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara, dhe marrë parasyshë humbjet e gjeneruara edhe nga pandemia, do të vendoste bizneset në një pozitë ende më të vështirë financiare.
 
Postimi i plotë
 
 
Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon të shtyhet liberalizimi i tregut të
energjisë elektrike
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike i cili në parim do të duhej të
rezultonte në kushte më të favorshme për bizneset, në rrethanat aktuale ku shumica e kompanive të licensuara për furnizim me energji elektrike nuk i kanë kapacitetet e duhura, padyshim se do të rrisë cmimin e energjisë elektrike, duke ngarkuar dhe më tutje barrën financiare të bizneseve.
Rrjeti i Shitësve me Pakicë vlerëson se vetëm njëri nga furnizuesit me energji elektrike ka aktualisht kapacitetet për të shërbyer si furnizues i mundësisë së fundit dhe rrjedhimisht mungesa e alternativave dobëson pozitën negociuese të bizneseve.
Bazuar në kontaktet preliminare të mbajtura nga bizneset vlerësohet për një rritje të mundshme të cmimit së paku 30% nga furnizimi me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara, dhe marrë parasyshë humbjet e gjeneruara edhe nga pandemia, do të vendoste bizneset në një pozitë ende më të vështirë financiare.
Në këtë drejtim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë vlerëson se rritja e cmimit të energjisë elektrike si rrjedhojë e liberalizimit të tregut do të mbipeshonte cdo efekt pozitiv të paraparë marrë parasyshë mungesën e alternativave për zgjedhjen e furnizuesve të përshtatshëm të cilët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e konsumatorëve komercial.
Rrjedhimisht, Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për shtyerjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike të paraparë nga data 1 prill 2021, deri në rrethana kur edhe furnizues të tjerë do të bëhëshin funksional dhe në gjendje të ofrojnë alternativa
të favorshme për furnizim me energji elektrike. Rrjeti i Shitësve me Pakicë gjithashtu u bën thirrje insitucioneve qeverisëse në detyrë që të ndërmarrin masat e duhura që të rishqyrtohet një shtyrje tjetër e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë në mënyrë që të mos dëmtohet sektori privat në këto kushte akutale të vështira të
derivuara nga situata me pandemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco