Kosova me masat më të lehta në Ballkan dhe me krizën më të thellë në Evropë

Kosova me masat më të lehta në Ballkan dhe me krizën më të thellë në Evropë

12:40, 20/03/2021

Aleanca Kosovare e Bizneseve, në mbledhjen e rregullt të Komitetit për menaxhimin e Pandemisë COVID 19 në Qeverinê e Kosovës publikoi pēr herë të parë shifrat e bizneseve tê infektuara gjatë vitit të kaluar 2020. 

Kryetari Agim Shahini, ka treguar se gjatë kësaj periudhe janë të infektuar 1350 biznese të sektorëve të ndryshëm ekonomik nga të cilët 1100 janë të shëruar, rreth 242 biznese janë aktive me virus dhe 8 raste janë me vdekje. 

"Nga kjo kemi rreth 4000 punëtorë të infektuar por nuk kemi shifra se sa janë shëruar dhe sa janë aktiv", tha Shahini. 

 AKB-ja, ka kërkuar që masat parandaluese të mbetet ashtu siç janë por mos të merren masa tjera kufizuese përshkak se ekonomia  po pëson humbje të mëdha qindra milionëshe sic ishte në vitin e kaluar ku pasojat janë shumë të mëdha dhe bizneset janë duke u thelluar në krizë në mungesë të mbështetjes financiare dhe masave të tjera lehtësuese nga shteti. 

"Kosova aktualisht është me masat më të lehtësuara në Evropê por me krizën më të thellë ekonomike nga mungesa e fondeve për Rimëkëmbje Ekonomike", tha Agim Shhaini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco