Gjermania me sondazh se sii mund ta mbështesin më së miri ekonominë e Kosovës

Gjermania me sondazh se sii mund ta mbështesin më së miri ekonominë e Kosovës

09:43, 19/03/2021

Si po ecën ekonomia e Kosovës? Dhe si po shkojnë marrëdhëniet e biznesit tuaj me Gjermaninë? Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ftesë për kompanitë kosovare që të ndajnë përvojat e tyre në Sondazhin e Klimës së Biznesit.

Së bashku me Shoqatën e Bizneseve Kosovare-Gjermane (OEGJK-KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung) Ambasada po fton kompanitë kosovare që të marrin pjesë në një sondazh online për gjendjen e ekonomisë kosovare dhe marrëdhëniet e biznesit me Gjermaninë Ambasadori Rohde fton të gjithë kompanitë e interesuara të marrin pjesë:

"Do të isha i kënaqur nëse shumë kompani kosovare kontribuojnë në sondazh. Do të mësojmë nga rezultatet se si mund ta mbështesim më së miri ekonominë e Kosovës dhe marrëdhëniet dypalëshe të biznesit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Qeveria e re e Kosovës do të përfitojë edhe nga përgjigjet. Sondazhi funksionon më së miri nëse marrin pjesë sa më shumë kompani."

Sondazhi realizohet nga Dhomat Gjermane të Tregtisë jashtë vendit në 16 shtete të Evropës Juglindore. Konsiderohet tregues i rëndësishëm i situatës dhe pritshmërive të kompanive private, si dhe i klimës së biznesit në përgjithësi.

Sondazhi është i disponueshëm online në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze deri më 9 prill. Duhen rreth 10 minuta për t ' u kompletuar..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco