Sektori privat kërkon shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë

Sektori privat kërkon shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë

09:52, 18/03/2021

“Sfidat e sektorit privat në raport me energjinë elektrike mbeten të shumëta. Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është një çështje e rëndësishme për komunitetin e biznesit”.

Kështu vlerëson Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë që thekson se ka avokuar për shtyrjen përpara të këtij procesi.

“Duke qenë të vetëdijshëm mbi peshën e rëndësisë së kësaj çështjeje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum të diskutimit mbi liberalizimin e tregut të energjisë, me panelistë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Sekretariati i Traktatit të Komunitetit të Energjisë, si dhe sektori privat”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, theksoi se kjo çështje nuk është më temë e re për komunitetin e biznesit, meqë ky është viti i tretë i përpjekjeve për të shtyer atë që njihet si liberalizim i tregut të energjisë.

Sipas Zekas, në rrethana të tilla të ofertës së kufizuar, fuqia negociuese e konsumatorëve komercial është më e kufizuar, duke bërë që ata të paguajnë tarifa më të larta të energjisë elektrike se mestarja e tarifave të rregulluara.

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, tha se problemi me liberalizimin e tregut të energjisë është një ndër sfidat të cilat po i shkaktohen komunitetit të biznesit.

“Ajo çka në aspektin funksional dhe ligjor Kuvendi i Republikës së Kosovës, në përbërjen e saj, e cila shpresojmë të jetë funksionale deri në fundin e marsit, mund të bëjë, është që të sjellë një vendim me interpretim të zyrës ligjore, në të cilin i kërkon Rregullatorit që ky vendim në zbatim të shtyhet deri në plotëni, ose deri në përmbushje të Bordit të Rregullatorit të Energjisë,” ka thënë Kusari-Lila.

Drejtori i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj, u shpreh se procesi i tranzicionit të energjisë është shumë kompleks.

Ai foli mbi shtyerjen e procesit të liberalizimit të tregut, ku theksoi se me kërkesë të odave ekonomike dhe komisionit parlamentar relevant ky proces është shtyer për tre vite me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco