Ndryshimi i vendimit ndikon në faturat e energjisë elektrike

Ndryshimi i vendimit ndikon në faturat e energjisë elektrike

09:48, 18/03/2021

Ndryshimi i i vendimit për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga BRE do të ndikojë edhe në faturat e energjisë elektrike.

Ndryshimi i vendimit nga ana e Qeverisë për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të ndikojë edhe në faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve.

Kjo pasi me vendimin paraprak, tashmë të shfuqizuar, qeveria kishte ndarë një shumë prej rreth 16 milionë euro, të cilat do tu jepeshin prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtërishme përmes KOSTT-it. Kjo nënkuptonte që shuma që do e përfitonin këta prodhues, do t’iu zbritej konsumatorëve.

Vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës (nr. 03/64 i datës 12 Shkurt 2021) ka shkurtuar përgjysmë shumën e paraparë për t’u ndarë tek prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtërishme.

Kjo zbritje në fatura të energjisë elektrike te konsumatorëve u bë përgjatë muajve Janar dhe Shkurt dhe e njëjta do të vlejë vetëm edhe për muajin Mars dhe jo deri në Maj siç parashihej.

Njëkohësisht, ky shkurtim i buxhetit do të ndikoje edhe në vlerën e zbritjes, që nënkupton se nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do të vijë 3.802 euro më lire, përderisa sipas vendimit paraprak, të aplikuar gjatë muajit janar dhe shkurt, i njëjti konsumator përfitonte 6.1 Euro.

Çmimet e energjisë elektrike në Kosovë caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto çmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, vazhdojnë te jenë më të lirat në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco