Qeveria miraton Raportin Financiar 2020, mbi 16 milionë euro më pak të hyra

Qeveria miraton Raportin Financiar 2020, mbi 16 milionë euro më pak të hyra

09:06, 18/03/2021

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë është zhvilluar mbledhja korresponduese/elektronike, e 70-ta me radhë, në të cilën u miratua Raporti Vjetor Financiar për vitin 2020.

Në njoftimin për media thuhet se ky raport financiar pasqyron në mënyrë të saktë dhe të drejtë financat dhe transaksionet financiare të institucioneve të Kosovës nga Buxheti i Republikës së Kosovës, fondet në mirëbesim, grantet e përcaktuara të donatorëve, të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara, huamarrjen dhe shpenzimet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 për vitin fiskal 2020.

“Ky raport është në përputhje të plotë më kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe është në pajtim më standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik të bazuar në para të gatshme.Sipas këtij raporti pranimet e përgjithshme për vitin 2020 kanë qenë 2,206,647.000, euro, që është për 16 milionë e 275 mijë euro më pak se në vitin 2019, ndërsa pagesat kanë qenë 2,334,943.000 euro, krahasuar me vitin 2019 janë më të mëdha për 2 milionë e 817 mijë e 503 euro”, thuhet tutje.

Njëashtu u theksua se deficiti nga realizimi prej 5.2 për qind është tregues që Qeveria e Republikës së Kosovës ka respektuar në plotni kufirin e lejuar të deficitit (6.5 për qind) si dhe kufirin e planifikuar (2 për qind) të përshtatur sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas miratimit në Qeveri ky raport i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco