Inspekcioni sërish kërkon ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin e objektit në qendër të qytetit të Vitisë

Inspekcioni sërish kërkon ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin e objektit në qendër të qytetit të Vitisë

13:35, 17/03/2021

Autoritetet komunale, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit në Viti, sot në orët e paradites, kanë kërkuar sërish ndërprerjenë e punimeve në mbindërtimin që po bëhet në objektin e ish-Blu Sky-it në qendër të qytetit.

Vendim për ndërprerje të punimeve, komuna e Vitisë pati marrë edhe më parë dhe kishte vendosur shiritat dhe shenjat si masë parandaluese të punëve, më konkretisht më 1 mars, por kjo masë nuk është përfillur nga pronarët e këtij objekti që kanë vazhduar me punimet.

Sot ndërkaq, në orët e mëngjesit, edhe ishte bllokuar rruga kryesore e qendrës së Vitisë, për shkak të betonimit të katit të sipërm të këtij objekti, ku edhe ishte demtuar nje shtylle e ndriçimit publik dhe kishte mbetur sasi betoni ne rruge, me që rast, pas kerkeses se kryetarit te komunes, ata kane pastruar terrenin dhe u zotuan se do te rregullojn llampat e thyera.

Kjo ka bërë që në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe inspektorët, të dal edhe kryetari i komunës Sokol Haliti. Kryetari Sokol Haliti, është shprehur se komuna e Vitisë do ta ndërmarrë gjitha masat që të mos lejoj të ndodhin mbindërtime pa leje, kudo qofshin ato. Drejtori i Inspekcionit, Skender Ahmeti, është shprehur se kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në ish objektin restorant “Blue Sky” në qytetin e Vitisë dhe ka bërë me dije se punimet në mbindërtimin e këtij objekti, po zhvillohen pa marrë leje paraprake nga organet kompetente.

Poashtu, ai potencoi se për këtë rast, por edhe rastet e tjera, vazhdimisht institucionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët per kundërvajtje ne Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco