Bizneset që ia panë hajrin pandemisë, po zbrazin xhepat e kosovarëve duke u bërë vet ‘milionerë’

Bizneset që ia panë hajrin pandemisë, po zbrazin xhepat e kosovarëve duke u bërë vet ‘milionerë’

13:00, 17/03/2021 Nga Dardan Gashi

Si çdo gjë tjetër, edhe pandemia ka pasur anën tjetër të monedhës. Edhe pse shumë jetë u shuan, shumë biznese pësuan e pati edhe njerëz që mbetën pa punë për shkak të COVID-19, dikush ia ka parë hajrin kësaj pandemie. Syri.net Kosova sjell më poshtë format se si një nga sektorët më të mëdhenj në Kosovë u pasuruan duke ‘mashtruar’ qytetarët me çmime

Njëri ndër sektorët të cilët nuk e ndalën punën gjatë pandemisë së koronavirusit në Kosovë ishin marketet e mëdha.

Të njëjtat ani se nuk ishin shumë të goditur nga pandemia, përkundrazi shënuan hyrje më të mëdha në valën e parë të pandemisë, shkaku i frikës së qytetarëve se mos mbesin pa furnizime, nuk po i ndalin ‘mashtrimet’ ndaj qytetarëve.

Ditëve të fundit, shumë qytetarë u ankuan se këto biznese po luajnë një ‘lojë të pistë’, duke vendosur çmimet tjera në raftet e tyre, ndërsa në fund tek kasa fryhej fatura.

Për më tepër, bizneset në fjalë realizuan kampanja marketingu në televizionet kosovare dhe rrjete sociale duke proklamuar edhe më tepër ‘mashtrimin’.

Së fundmi, ishte gazetari Arsim Halili, i cili denoncoi një rast mashtrimi në njërin prej këtyre marketeve. Në rastin e tij ndërhyu Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit nga MTI, i cili i shqiptoi gjobë biznesit në fjalë.

Image

Por rasti i gazetarit nuk është i vetmi, pasi qytetarët pas këtij rasti ndanë me dhjetëra përvoja të tyre të përballjes me ‘mashtrimin’, në rrjetet sociale.

 

Image

 

 

Syri.net Kosova tash e disa ditë ka kërkuar informacion nga Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit nga MTI, se si janë duke e trajtuar këtë dukuri, mirëpo të njëjtit deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.

 

Ndërsa, Selatin Kaçaniku, nga organizata “Konsumatori” për Syri.net Kosova, thotë se veprimet e tilla janë tejet primitive e të ulëta, jashtë çdo logjike humane, etike, civilizuese…edhe demokratike e ligjore.

Eshtë e pakuptueshme, e paimagjinueshme që në rrethanat e rënduara me pandeminë COVID 19 ndokush të gjej forcë e moral mashtrimi, abuzimi,vjedhjeje…Deri më tani vetëm një rrjet marketesh e ka nisur vendosjen e çmimeve digjitale, DISPLEJ, pranë artikujve, mallrave në rafte. Dmth. Bizneset, marketet, tregtarët të cilët duan që të dëshmojnë korrektësi ndaj qytetarit të tyre konsumator, ndaj ligjit, ndaj etikës, esnafllëkut bizneso,tregtar - dinë dhe e gjejnë mënyrën, mjetin, metodën. Të tjerët mashtrimin me çmime sikur e kanë formë pasurimi dhe “kulturë” afarizmi.

 

 

Se ku qëndron problem se kjo dukuri përsëritet, Kaçaniku thotë se pyetjet duhet adresuar MTI-së bashkë me infrastrukturën e saj të cilësisë dhe inspektoratin e tregut, DMK-në, ZMK-në, KMK-në…Sepse

 

Nëse një problem, sëmundje socio-ekonomike-tregtare-etike nuk shërohet vite me rradhë dhe lejohet të shndërrohet në dukuri negative,korruptive, penale, abuzive, atëherë është e qartë se mes tyre ekziston paaftësia, dëshira, përgjegjëshmëria… qëllimi. Duhet pyetur edhe miqtë ndërkombëtarë, në veçanti ata nga strukturat e MSA-së dhe donatorët e kreditorët, gjyqësinë e cila po i zvarritë gjykimet, duhet pyetur edhe prokuroritë…sepse tregu, disa biznese e markete janë shndërruar në makth e kancer furnizimi.

 

Tutje, ai shton se një pjesë të fajit e kanë edhe kompanitë e marketingut bashkë me disa media kosovare.

 

Natyrisht se edhe disa kompani marketingu janë pjesë e këtij “orkestri”, sepse e kanë të njëjtën mendësi, kanë problem me njohuritë themelore ligjore, me gjuhën, me etikën, me…Nuk e njohin as mbrojnë qytetarin konsumator taksapagues - përkundër faktit se me reclama, mesazhe I drejtohen atij.Natyrshën në këtë “valle” mashtrimi ndodhen edhe disa mediume të informimit publik e portale, por edhe KPM-ja e cila (nuk kamë informata) nuk ka intervenuar akoma në ndaljen e mashtrimeve nëpërmes mediumeve.Agjencioni i konkurrencës së lirë (nuk kamë njohuri) nuk ka vepruar akoma në ndalimin e prishjes e monopolizimit të tregut nëpërmes mashtrimeve mediale dhe fushatave.

 

Ai shton se njësoj siç ndodhi me tubimet partiake elektorale në kohë pandemie COVID 19 e që nuk veproi inspeksioni edhe në treg, markete, te çmimet sikur dora e zgjatur e politikanëve dhe e intereseve të tyre biznesore-politike po vepron nëndheshëm dhe me dorë në xhep të qytetarit konsumator taksapagues.

 

Nëse kjo dukuri vazhdon, Kaçaniku vlerëson se pasojat do të jenë të mëdha, të shumta dhe të llojllojshme.

 

“Qytetari konsumator taksapagues, familja, po varfërohet, po falimenton, ndërsa Kosova nuk ka strategji të parandalimit ose të menaxhimit të varfërisë, falimentimit. Edhe më keq, nuk ka as disponim për një ligj adekuat.

-         Qytetari po dëmtohet jo vetëm nga çmimet abuzive por edhe me tjetërsimin  e TVSH-së që po tretet në duart e tregtarëve të pandershëm duke e varfëruar Buxhetin. sponzor i vjedhjes së TVSH-së nga artikujt themelor jetësor të cilave iu hoq ose u është ulur TVSH-ja në dobi të qytetarit konsumator taksapagues - siç e dimë, është Qeveria. Ajo lejoi që në në duart, xhepat e afaristëve dhe të bizneseve të pandershme të kalojë e abuzohet TVSH-ja;

-          “Loja” me çmime po e shtrenjton  shportën e qytetarit / familjes konsumatore;

-          Çmmet po manipulohen edhe nëpërmes peshës, vëllimit, përbërësve, skadencës, fushatave…

 

 

Kreu I Organizatës ‘Konsumatori’ thotë se zgjidhja ideale në këtë situatë mbetet që qytetarit konsumator taksapagues t’i njihet e drejta kushtetuese-juridiko-ligjore-etike…edhe demokratike për matjen e cilësisë së prodhimeve dhe e performancës së shërbimeve,duke pasur parasysh edhe kontrollin e infrastrukturës së cilësisë, të mekanizmave, inspeksioneve, rregullatorëve, e agjencioneve…të cilat duhet çliruar e çmontuar nga “bashkëjetesa” me partitë e politikanët dhe institucionet e politizuara.

 

“Ato duhet t i shërbejnë ekonomisë, tregut, bizneseve e më së shumti ligjeve dhe qytetarit konsumator taksapagues”

 

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj për Syri.net Kosova thotë se për të eliminuar një herë e përgjithmonë këtë dukuri tepër serioze, janë institucionet ato që duhet kryer punën e tyre.

 

“Meqë Kosova është shtet dhe i ka të gjitha mekanzimat institucional për të parandaluar diskriminimin e çmimeve, mashtrimin njeherit duke ruajtur sensin e ekonomisë së tregut vlerësoj që fjalen e fundit e kanë agjencioni në kuadër të MTI-së, duke i gjobitur njëhrit deri në vepër penale për dëmtim të konsumatorit dhe konkrurencës.

 

Ai shton se meqë kjo dukuri vazhdon që nga paslufta, shqetësimi duhet merret seriozisht, duke i bërë thirrje institucioneve që ta kryejnë punën e tyre.

Kadriaj, thekson se përveq dëmit që po i shkaktohet xhepit të konsumatorit kosovarë, njëherit po humbet edhe  besimi ndaj bizneseve.

 

“Pasojat përveq që janë në xhepin e qytetarit njëherit po humbet besimi, që ky është problemi më i madh ku qytetarin nuk ka besim në asnjë sherbim.

Profesori, poashtu deklaron se  nga bizeset nuk duhet kërkuar moral por duhet shteti të krijoi infrastrukturë ligjore dhe mekanizma që ta parandaloj këtë dukuri.

 Është  naivitet nëse kërkohet ndërgjegjje nga bizneset sepse qëllimi i çdo biznesi është maksimizimi i fitimit, kështu që shfrytëzon çdo mundësi për të ardhur deri te realizimi i fitimit.

 

Ndryshe, 'mashtrimi' me çmime nëpër marketet kosovare nuk mbetet brenga e vetme e kosovarëve. Kjo pasi ndërvite ata hodhën dyshime të shumta edhe në shumë sektorë tjerë të ekonomisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco